April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Sylvinho: Dua të shkoj në Botëror dhe më pas të fitoj Champions si trajner

Sylvinho beson se Shqipëria mund të fitojë në Serbi. Në një intervistë për “TV Klan”, trajneri i
kombëtares shqiptare deklaroi se lojtarët do të japin gjithçka në përballjen ndaj serbëve.
“Kualifikueset nuk janë kurrë të lehta. Serbia është kundërshtare e fortë, por kemi lojtarë
cilësorë që japin 100% në fushë. Pres një ndeshje të madhe”.
“Tani është momenti për analiza. Sigurisht, nuk është vetëm një ndeshje. Ka peshë të madhe
për kualifikueset, për ne dhe për ata. Kemi 5-6 ditë për t’u përgatitur edhe të shohim përpara”.
“Po të them një sekret. Një trajner e ndien kur diçka nuk shkon dhe flas për 23-24 lojtarë që
kam. Ata janë të gjithë bashkë dhe jam këtu për t’i ndihmuar”.
“Ëndërroj të kualifikohem me Shqipërinë në Botëror dhe ta fitoj Ligën e Kampionëve si trajner
klubi”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *