Suarez: FIFA është gjithmonë kundër Uruguait

Luis Suarez ka akuzuar FIFA-n se është “gjithmonë kundër Uruguait”. Paraqitja e sulmuesit uruguain në Kupën e Botës në Katar përfundoi me lot, pavarësisht suksesit 2-0 të amerikano-jugorëve kundër Ganës në ndeshjen e tyre të fundit të fazës së grupeve të premten.

Uruguai kishte mundësi për të kaluar në 1/8 e finales nëse do të shënonte golin e tretë ndaj Ganës. Në fund të ndeshjes së Grupit H, Uruguai kishte pretendime serioze për një penallti të paakorduar pasi Darwin Nunez dhe Daniel Amarti ranë në kontakt në zonën e rreptësisë së skuadrës afrikane.

“Penaltia kundër Darvinit ishte shumë e pastër. Ai gjithashtu kishte kontakte me Eddie”, tha veterani Suarez.

Në sekondat e fundit të lojës, uruguaianët kërkuan edhe një faull ndaj Edinson Cavanit në zonën e penalltisë së Ganës.

“Pas ndeshjes doja të përqafoja familjen time, por njerëzit e FIFA-s nuk më lanë. Uruguai duket se nuk ka një qëndrim të mirë në FIFA. Natyrisht, ata janë gjithmonë kundër nesh. Jam i lumtur që kam luajtur në Botërorin tim të katërt. Djali nuk më kishte parë kurrë të luaja në një kampionat kaq të madh. Edhe pse fituam, fotografia është e trishtueshme”, tha Luis Suarez.

Uruguai u eliminua nga Kupa e Botës 2022 pasi Portugalia humbi 2-1 ndaj Koresë së Jugut. Aziatikët vazhdojnë në fazën e 16-të ku do të përballen me Brazilin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *