September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Spanja “tremb” në fillim, por më pas dhuron spektakël ndaj Gjeorgjisë

Spanja tremb në fillim ndaj Gjeorgjisë, por në fund ia del të imponohet në Këln teksa fitoi me shifrat 4-1. La Roja e nisi vrullshëm ndeshjen, por në një kundërsulm në minutën e 18, autogoli i Le Normand i dha shpresë gjeorgjianëve.Nga ky moment, Spanja nisi të shfaqej edhe më agresive dhe ia doli të barazonte pa u mbyllur pjesa e parë me anë të Rodri që gjeti cepin e portës së Mamardashvilit me një goditje shumë preçize.Në fraksionin e dytë, nuk kishte shumë diskutime pasi të besuarit e De La Fuentes dominuan totalisht duke shënuar edhe tre gola të tjerë. Goli i përmbysjes u shënua nga Fabian Ruiz ndërsa për ta bërë edhe më të bukur festën e spanjollëve mendoi Nico Williams dhe Dani Olmo.Përfundimisht, 4-1 për Spanjën me këta të fundit që sigurojnë vendin për në çerekfinale aty ku më datë pesë korrik do të përballen me Gjermaninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *