April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Spanja në gjysmëfinale, Euro 2024 përfundon për Gjermaninë

Spanja është në gjysmëfinalet e Euro 2024. Kombëtarja e drejtuar nga De la Fuente triumfoi 2-1 përballë Gjermanisë në një duel të zjarrtë dhe spektakolar në Stuttgart.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Dani Olmo kaloi iberikët në avantazh sapo nisi pjesa e dytë, por gjermanët nuk dorëzohen kurrë dhe arritën të barazonin e evitonin eliminimit falë golit të Florian Wirtz një minutë përpara fundit.

Talenti i Bayer Leverkusen erdhi nga stoli dhe realizoi një gol shumë të rëndësishëm për ekipin e Nagelsmann.

Megjithatë, në vazhdime ishin spanjollët që gjetën golin në minutën e 119-të, duke mos lejuar shkuarjen në penallti.

Ishte Dani Olmo që bëri një harkim të përkryer, derisa Moreno me gjuajtje me kokë shënoi për fitoren 2:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *