April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Merino: Ishte si një finale, ne treguam se sa të mirë jemi!

Një nga lojtarët në hije në listën e Juan de la Fuente, mesfushori i Real Sociedad, Mikel Merino, u shndërrua në hero, teksa shënoi golin e fitores për Spanjën në çerekfinale kundër Gjermanisë në minutën e 120-të. 

Merino tha se kombëtarja e tij tregoi se sa mirë është me fitoren e djeshme në kohën shtesë. Spanja kaloi në epërsi në minutën e 52-të me golin e Dani Olmos dhe Florian Wirtz barazoi në minutën e 89-të për ta çuar ndeshjen në vazhdime. Mikel Merino shënoi me kokë në pasimin e Dani Olmos për të vulosur fitoren e Spanjës.

“E prisnim një luftë të tillë, sepse po luanim kundër një prej skuadrave më të mira në botë. Kjo mund të kishte qenë lehtësisht një finale, dhe loja dukej si një finale. Kjo ishte një ndeshje e përzgjedhjeve elitare, dhe ne treguam se kemi një ekip të madh”; tha Merino pas ndeshjes në Shtutgart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *