February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Southampton ia vazhdon Chelseat dhimbjen: Blutë mposhten në Stamford Bridge

Chelsea është mposhtur 1-0 në shtëpi nga Southamptoni në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier.

Ndeshja nisi me një ritëm të balancuar, me dy skuadrat që kishin kujdes të shtuar.

Por, me kalimin e minutave dy skuadrat tentonin të kalonin në epërsi, duke krijuar intervale sulmesh.

Ishte minuta e 45+1-të,kur James Ward-Prowse realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Në 45 minutat e dytë, Chelsea bëri shumë ndryshime në sulm, por pa ndonjë efekt.

Raheem Sterling krijoj disa shanse të mira shënimi, mirëpo anglezit i mungoi konkretizimi.

Chelsea luajti mbi 100 minuta lojë (12 minuta lojë shtesë), por nuk ia doli assesi të merrte së paku një pikë në Stamford Bridge.

Kjo humbje e lë Chelsean në vendin e dhjetë me 31 pikë, ndërsa në xhiron e 25-të do të kenë punë me Tottenhamin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *