February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Sot rifillon gara në futbollin kosovar

Pas një pauze pothuajse dy mujore, rikthehen emocionet e futbollit të Kosovës.

Sezoni pranveror fillon me ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, ku sot në program janë katër ndeshje, derisa të dielën luhen katër duelet tjera.

Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës, Llapi do të luajë në udhëtim te Liria, në një ndeshje që gjykohet nga Gramos Shala.

Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani do të ketë punë me skuadrën A&N në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Feronikelit dhe Trepçës ’89 që zhvillohet në Drenas.

Ndërkohë dueli i fundit i ditës së sotme është ai mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë. Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *