June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 1, 2026

“S’ka shanse të largohet”, drejtori i Milanit për Leaon: Ai është i joni 100 për qind!

Rafa Leao ka qenë një prej më të kërkuarit gjatë afatit kalimtar të verës, por ai ka qëndruar me klubin e Milanit.

CEO i klubit, Furlani ka dhënë një intervistë për “El Chiringuito TV” dhe ka thënë se Leao nuk e ka ndërmend të largohet nga “San Siro”.

“Rafa Leao nuk largohet nga Milani këtë verë. Në Barcelonë? Jo, nuk ka shanse, ai nuk largohet nga klubi 100 për qind”.

“Nëse Rafa kërkon të largohet? Jo, ai nuk ka kërkuar.

“Mendoj se mesazhi im është i qartë, jo ai nuk largohet”, u shpreh Furlani.

Kujtojmë që për Leaon ka pasur shumë interesime, duke përfshirë këtu edhe skuadra si Manchester City dhe Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *