February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

“Shumë pak si ai”, talenti norvegjez zbulon sekretin e Nadal: Pyes veten çfarë të bëj që ta mund!

Të paktë janë ata tenistë që ia kanë dalë të mposhtin Rafael Nadal në fushat me dhe, në një kompeticion si Roland Garros. Spanjolli është rekordmeni absolut në tokën franceze duke qenë se numëron 14 tituj dhe këtë sezon, edhe pse është ende në procesin e rikuperimit nga një dëmtim në këmbë, do të kërkojë triumfin e 15-të. 36-vjeçari i “frikëson” ende kundërshtarët e tij në këtë terren dhe këtë e tregon më së miri finalisti i edicionit të kaluar në Roland Garros, Casper Ruud.

Norvegjezi sezonin e shkuar u mund në tri sete pa shumë vështirësi nga Nadal dhe beson edhe në këtë vit, tenisti nga Mallorca do të fitojë. Sipas Ruud, janë të paktë tenistët që mund t’i përshtaten lojës së spanjollit në fushat me dhe, teksa thekson se është e vështirë për kundërshtarin të përgatitet psikologjikisht për të përballuar Nadal në terrenin e tij të preferuar.

“Kur luan në Roland Garros përballë Rafael Nadal, gjëja e parë që mendon është se duhet të bësh ndeshjen më të mirë në karrierë për ta mposhtur. Dhe këtë duhet ta bësh për të paktën 4 orë e gjysmë sepse edhe nëse kundërshtari luan shkëlqyeshëm, e sigurt është se Nadal do të dijë të kundërpërgjigjet. Nëse unë luaj mirë, të njëjtën bën edhe Nadal, ndaj është e pritshme që të jetë një ndeshje e gjatë.

Shumë pak lojtarë janë të përgatitur për ta bërë këtë. Në fushat me dhe, Nadal ka kohën e duhur për të sulmuar, por edhe për të mbrojtur dhe nëse ai e bën mirë këtë, atëherë nuk mund të bësh shumë. Vetëm pastaj nëse ia del që të barazohesh me nivelin e tij, por shumë pak tenistë në botë mund ta bëjnë. U bënë disa vite që të tjerët thonë se Nadal është në vitin e fundit të karrierës, apo se është viti i fundit që fiton.

Njësoj është edhe këtë herë, unë mendoj se Rafa është i lindur për të luajtur në kushte të tilla. Ndonjëherë e shoh Nadal të luaj me kundërshtarët e tjerë dhe ata luajnë shumë mirë, por në fund humbasin sërish. Aty pyes veten se çfarë duhet të bëj që ta mund këtë tipin?!”, u shpreh Ruud që aktualisht mban numrin pesë në renditjen botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *