April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 17, 2026

Shkëndija kualifikohet me dramë në raundin e dytë të Champions-it!

Festë në Shkup e Tetovë! Shkëndija ka siguruar një kualifikim të çmuar në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, pas një fitoreje dramatike 2:1 ndaj kampionëve të Uellsit, The New Saints (TNS), në ndeshjen e kthimit në Shkup.

Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë në Uells, skuadra e trajnerit Shpëtim Beqiri tregoi karakter dhe qetësi në sfidën vendimtare të zhvilluar në stadiumin e saj.

Tamba zhbllokoi ndeshjen në minutën e 18-të me një goditje precize, por miqtë reaguan shpejt dhe barazuan me anë të Uilliams në minutën e 37-të.

Pjesa e dytë nuk solli gola, dhe sfida shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Aty u vendos gjithçka në minutën e 116-të, kur Bodenham shënoi autogol, duke i dhuruar fitoren dhe kualifikimin skuadrës tetovare.

Me këtë sukses, Shkëndija kalon në raundin e dytë kualifikues, duke u bërë klubi i dytë shqiptar pas Dritës në këtë fazë të Championsit, e ku e pret një tjetër sfidë e rëndësishme drejt ëndrrës evropiane, me klubin rumun FCSB.

Një kualifikim i merituar për ekipin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, që dominoi në shumë momente dhe tregoi pjekuri taktike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *