June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Rudigeri i pamëshirshëm në stërvitje, gati sa nuk e lëndoi Arda Gulerin

Skuadra e Real Madridit është duke zhvilluar seancën stërvitore për ndeshjet para-sezonale, ku pas dy ditësh luajnë ndaj Barcelonës.

Një video është publikuar në rrjetet sociale ku shihet Arda Guler duke kërkuar ndihmën mjekësore.

Ishte pikërisht mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger që bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj bashkëlojtarit të tij.

Guler kërkoi ndihmën mjekësore, por më pas u çua dhe vazhdoi stërvitjen. Aty shihet edhe trajneri Carlo Ancelotti që ia thotë disa fjalë.

Kujtojmë që Real Madridi pas miqësores ndaj Barcelonës më 4 gusht, luan edhe ndaj Chelseat më 7 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *