June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 1, 2026

Rrahmani pritet të largohet në verë nga Napoli

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani pritet të largohet gjatë verës nga skuadra e Napolit, raportojnë mediume të afërta me klubin italian të enjten.

Qendërmbrojtësi 30-vjeçari Rrahmani, në edicionin aktual ka zhvilluar 30 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa e ka tri gola të shënuar, dy në Serie A dhe një në Ligën e Kampionëve.

Rrahmani me Napolin ka kontratë deri në verën e vitit 2027 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 20 milionë euro. Ai më herët ka luajtur për Hellas Veronën, Dinamo Zagrebin, Lokomotivën e Zagrebit, RNK Splitin, Partizanin e Tiranës dhe në Kosovë për Drenicën, Ramiz Sadikun dhe Kosovën e Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *