Rooney: Ritmi dhe intensiteti i Premier League është shumë i lartë për Barcelonën

MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 11: Amazon Prime Pundit, Wayne Rooney, reacts prior to the UEFA Champions League 2024/25 League Knockout Play-off first leg match between Manchester City and Real Madrid C.F. at Manchester City Stadium on February 11, 2025 in Manchester, England. (Photo by Carl Recine/Getty Images)

Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka komentuar paraqitjen e Barcelonës pas barazimit 1:1 ndaj Newcastle në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Champions League.

Rooney theksoi se skuadra katalanase po e ka të vështirë të përballojë ritmin dhe intensitetin fizik të skuadrave nga Premier League.

“E kam parë Barcelonën dy herë këtë sezon: kundër Chelseat dhe tani kundër Newcastle. Mendoj se ritmi dhe intensiteti i Premier League është thjesht shumë i lartë për ta”, u shpreh ai.

Sipas Rooneyt, edhe pse Barcelona mund të arrijë kualifikimin për në çerekfinale, në ndeshjen në “St James’ Park” nuk ishte ajo skuadra që diktoi ritmin e lojës.

Komentet e tij sugjerojnë se stili tradicional i Barcelonës, i njohur si “tiki-taka”, po përballet gjithnjë e më shumë me vështirësi përballë presionit dhe intensitetit që karakterizon futbollin anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *