May 2026
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
May 9, 2026

Ronaldo pretendon se Guardiola e refuzoi Brazilin përpara se të vazhdonte me Cityn

Sulmuesi legjendar brazilian Ronaldo Nazario ka pohuar se Brazili ishte gati të punësonte Pep Guardiolën si trajner për të zëvendësuar Titen, përpara se trajneri katalanas të vendoste të zgjaste kontratën me Manchester Cityn.

Pas humbjes zhgënjyese të penalltive nga Kroacia në çerekfinale, në Brazil u ngrit tema e pasuesit të Tites, i cili siç premtoi u tërhoq nga drejtimi i “Seleçaos” pas Kupës së Botës, teksa në të kaluarën Guardiola kishte thënë se do të dëshironte të bëhej trajner i Brazilit, transmeton Futbolli.info.

Sipas Ronaldos, tashmë kishte pasur kontakte me njerëzit e Guardiolës, por ai vendosi të vazhdojë me projektin në Premier Ligën angleze dhe në nëntor e zgjati kontratën deri në vitin 2025.

“Ka pasur interesim për Guardiolën, të gjithë e dinë se çfarë kalibri i trajnerit është ai. Ata folën me ekipin e tij, por ai preferoi të zgjaste kontratën me Manchester Cityn. Do të ishte e vështirë për Federatën Braziliane (CBF) të binte dakord për të, sepse ai aktualisht është trajneri më i paguar në botë”, tha Ronaldo për mediat katalanase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *