Risia e edicionit, Ademi: Klubet e Superligës do të kenë edhe ekipet e femrave
Screenshot
Një nga risitë që do ta karakterizojë edicionin e ri të futbollit kosovar është përfshirja e klubeve të Superligës në futbollin e femrave.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka konfirmuar në intervistë për Radio Kosovën se klubet e Superligës do të kenë edhe ekipet e tyre të futbollit të femrave.
“Këtë edicion faktikisht si ligë do ta veçojë që ekipet e Superligës do të kenë edhe ekipet e femrave. Kjo është një shtesë që do t’i bëhet futbollit”
Sipas tij, kjo është një kërkesë e rëndësishme për zhvillimin e futbollit kosovar dhe klubet tashmë janë duke punuar në këtë drejtim.
“Është e kërkuar kjonga UEFA dhe të gjitha klubet janë duke punuar në këtë drejtim për t’i bërë ekipet, për t’i formuar ekipet e veta ose e kanë mundësinë edhe të fusen në ombrillën e tyre ndonjë ekip tashmë që është ekip i Superligës së femrave”.
Ademi vlerësoi se zhvillimi i futbollit të femrave është pjesë e rëndësishme e rritjes së përgjithshme të futbollit në Kosovë.
