FFK me projekt për ndeshjet me reflektorë, Ademi: Ndeshjet bëhen më interesante
Ndeshjet e futbollit kosovar nën dritat e reflektorëve pritet të jenë një nga zhvillimet e rëndësishme të sezonit të ri.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë të ditur se projekti për vendosjen e reflektorëve në disa stadiume është në zhvillim.
“Po projekti i reflektorëve është veç në zhvillim e sipër dhe sigurisht që do të përfundon sa më shpejt që është e mundshme”
Ai tha se FFK është fokusuar veçanërisht në stadiumet ku ekzistojnë kushtet e përshtatshme për zhvillimin e ndeshjeve, me synim që të krijohen kushte më të mira për klubet dhe tifozët.
“Qëllimi jonë është që t’ju krijojmë kushte sa më mira klubeve, por sidomos tifozëve që në një kohë të përshtatshme dhe me dritat e reflektorëve t’i ndjekin ndeshjet. Sigurisht që është shumë më interesant ndeshja dhe është në kohë më të mirë sepse fillon në mbrëmje”, tha Ademi
Sipas tij, zhvillimi i ndeshjeve në mbrëmje mund të ndikojë pozitivisht edhe në rritjen e numrit të tifozëve në stadiume.
“Besoj që kjo do të jetë shumë mirë për klube ë edhe nga ana ekonomike…”
Ademi foli edhe për rëndësinë e krijimit të një sistemi funksional të shitjes së biletave, duke theksuar se synimi është që klubet të kenë mundësi të gjenerojnë më shumë të ardhura dhe të krijojnë një lidhje më të fortë me tifozët.
