February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Rikthehet Dele Alli: Objektivi im është Botërori i vitit 2026

Dele Alli ka që në datën 26 shkurt të vitit 2023 që nuk futet në fushë, kur në atë kohë aktivizohej për Besiktas në Turqi. Më pas, anglezi u transferua tek Everton dhe një dëmtim nuk po e lejon ende të futet në fushën e lojës.
megjithatë, Dele Alli ka një optimizëm të madh dhe tashmë thekson se është i vetëdijshëm për kualitetin që ka dhe pret që të marrë pjesë me kombëtaren e “Tre Luanëve” në Botërorin e 2026.

“E njoh shumë mirë kualitetin që zotëroj si futbollist, e di se çfarë mund të bëj nëse jam në gjendjen e duhur fizike dhe psikologjike. Këto muaj kanë qenë shumë të vështirë dhe mezi pres të rikthehem sërish në fushë. Objektivi im kryesor është pjesëmarrja në Kupën e Botës së vitit 2026.

Njerëzit thonë se nuk luaj prej një viti, por unë e njoh mirë veten time. I vetmi objektiv që kam është Botërori. E falenderoj Evertonin sepse të gjithë në klub janë treguar shumë të mirë me mua, dua të qëndrojë në Premier League dhe të rikthehem në nivelet maksimale. Kur të rikthehem gjithçka do të jetë më e bukur”, u shpreh Alli./abcnews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *