Rekordmeni Giroud: E dija që do shënoja, ju tregoj armën më të fortë të Francës

Olivier Giroud vazhdon të jetë vendimtar për Francën me golat e tij në Kupën e Botës. Sulmuesi i Milanit i dhuroi gjysmëfinalen “Gjelave” me golin ndaj Anglisë, teksa është ngjitur në kuotën e katër realizimeve në Katar 2022.

Përveç kësaj, goli thelloi rekordin e tij si golashënuesi më i mirë në histori për Francën. 36-vjeçari arriti në shifrën e 53 golave si askush tjetër te kampionët në fuqi. Giroud, pas ndeshjes ishte shumë i lumtur për kualifikimin mes katër më të mirëve në Botëror.

Është e jashtëzakonshme! Ne ia dolëm të luanim në mënyrë të shkëlqyer në fazën mbrojtëse pasi kaluam në avantazh. Ishte një ndeshje e madhe. Ne të gjithë e njohim potencialin e këtij brezi anglez. Kemi bërë një ndeshje te madhe dhe solide. Jam shumë krenar për këtë ekip.

Jemi shumë të fortë në aspektin mental, kjo është arma jonë më e fortë. Goli? E dija që herët apo vonë do më krijohej mundësia. Griezmann më dhuroi një top fantasti”, deklaroi sulmuesi.

Renditjen si golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës Katar 2022, vazhdon ta udhëheqë Kylian Mbappe me pesë gola dhe menjëherë pas tij vijnë Giroud dhe Leo Messi me nga katër rrjeta.

Në 11 sfidat e fundit ku sulmuesi i kampionëve të Italisë ka shënuar për kombëtaren, Franca nuk ka humbur asnjë prej tyre, madje i ka fituar të gjitha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *