April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Rashford drejt largimit nga Manchester United, në pritje të marrëveshjes përfundimtare

Sulmuesi anglez Marcus Rashford është në prag të ndarjes nga Manchester United, me një takim vendimtar që pritet të mbahet gjatë kësaj jave mes përfaqësuesve të tij dhe drejtuesve të klubit nga “Old Trafford”.

Sipas raportimeve të tabloidit britanik The Mirror, Rashford dhe agjentët e tij do të diskutojnë kushtet përfundimtare të largimit, teksa tashmë është e qartë se ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të Unitedit, Ruben Amorim. Klubi ka marrë vendimin që ta transferojë lojtarin dhe ia ka hequr fanellën me numër 10, që e mbante prej disa vitesh.

27-vjeçari ka shprehur pakënaqësinë e tij për gjendjen aktuale, duke u ndjerë “në limbo”, ndërsa frikësohet se çmimi i vendosur nga United për të mund të bëhet pengesë për kalimin e tij në një klub të ri.

Interesim për Rashfordin kanë shfaqur dy gjigantë evropianë – Barcelona dhe Bayern Munich, ndërkohë që lojtari është i gatshëm të pranojë edhe një kompromis financiar për ta lehtësuar transferimin e tij. Ai aktualisht ka një kontratë me pagë javore prej 375 mijë funte, që skadon në vitin 2028.

Largimi i Rashfordit do të përbënte një fund të befasishëm të një epoke te Manchester United, ku ai ka kaluar gjithë karrierën e tij deri më tani, duke debutuar si talent nga akademia dhe u kthyer në një nga emrat më të përfolur të klubit gjatë viteve të fundit. Megjithatë, forma e dobët dhe raportet jo të mira me stafin teknik duket se kanë ndikuar në vendimin e fundit të klubit.

Në ditët në vijim pritet që palët të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e kontratës dhe finalizimin e transferimit të tij në ndonjë prej skuadrave të interesuara.

Marcus Rashford luajti edicionin e fundit 2024–25 me Aston Villa, në formë huazimi nga Manchester United deri në fund të sezonit në maj 2025. Ai realizoi 4 gola dhe 6 asistime në 17 paraqitje në Premier League për Villa përpara se të ndalej për shkak të një lëndimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *