Raphinha pas fitores së madhe ndaj Sevillas: Që kur erdha, e dua këtë klub
Raphinha pas fitores 5-2 të FC Barcelona ndaj Sevillas, ku realizoi HatTrick foli për emocionet dhe performancën e ekipit:
“Topin tashmë e kam marrë me vete. Ishte një ndjenjë fantastike. Kur luajmë në shtëpi, duhet të fitojmë. Është e rëndësishme për ekipin dhe tifozët. Në shtëpi kemi një forcë tjetër. Tifozët të japin atë shtysë që ndonjëherë të nevojitet gjatë ndeshjes. Shpresoj të fitojmë edhe dy ndeshjet e ardhshme”, tha ai.
“Mendoj se e kontrolluam mirë lojën. Tre golat në pjesën e parë ndihmuan shumë. Kërkuam hapësirat dhe luajtëm shumë mirë. Ishim pak të zhgënjyer për dy golat që morëm, por në përgjithësi luajtëm një ndeshje spektakolare. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të korrigjojmë gabimet. Në këtë formë, askush nuk na mund”, tha Raphinha.
Për penalltitë: E ndryshoj pak mënyrën se si i godas për të ngatërruar portierin. Sot portierët studiojnë shumë lojtarët, dhe një mënyrë për t’i surprizuar është të ndryshosh goditjen.
Për dashurinë ndaj klubit: Që kur erdha, e kam thënë: e dua këtë klub. Për tifozët përgjigjem me gola dhe duke puthur stemën. Deri në ditën time të fundit, do jap versionin tim më të mirë”
