February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Profil ndryshe: Kontributi i presidentit Ademi për futbollin kosovar

Një profil ndryshe mbi karrierën dhe rrugëtimin profesional të Agim Ademit, të parit të futbollit kosovar.

I magjistruar në shkencat e sigurisë dhe i njohur si biznesmen në fushën e ndërtimtarisë që nuk merr pagë nga FFK-ja, mbi tre dekada gëzon kontribut të pashoq në sportin më të popullarizuar në vendin tonë, shkruan Futbollikosovar.

Për 13 vite me radhë, 1975 – 1988, ai ishte vet futbollist aktiv, ndërsa pjesën tjetër e zhvilloi si pjesë e rëndësishme e strukturave të federatës, duke luajtur rol vendimtar në secilën etapë.

Për tetë vite, pra nga pavarësimi i futbollit tonë, ai menaxhoi me klubin Kosova e Prishtinsë, tash i njohur si Kosova VR. Më pas, epokën e pasluftës, deri më 2018, ishte zëvendës-president, deri me 6 korrik, atëherë kur edhe u vesh me petkun e të parit.

Pjesa tjetër, ishte sukses në vete. U zgjodh president pasardhës i legjendës Fadil Vokrri, ndërsa më 2022 mori besimin e delegatëve për të vazhduar një tjetër mandat në krye të institucionit.

Për periudhën respektive, ai ishte një prej katalizatorëve të futbollit tonë, duke participuar vazhdimisht në bashkëpunimin me institucionet komunale në ndërtimin e stadiumeve dhe projekteve të UEFA-s. Kampi Nacional në Hajvali mbetet një nga kryeveprat, teksa ndërtimi i impianteve mbetet njollë e pashlyer për çdo gurman të futbollit kosovar.

Në fakt, për të flasin më shumë veprat. Jo më kot posedon gjithë këtë mbështetje nga klubet.

Kritikat e pavend nuk e kontestojnë aspak besimin që thuajse të gjitha skuadrat e kanë krijuar për të, me disa madje që edhe publikisht e kanë shprehur atë.

UEFA / FIFA

Se Ademi është emri i duhur dhe i pazëvendësueshëm për këtë pozitë e dëshmon fakti se dy shtëpitë më të mëdha të futbollit në botë, ajo për Evropë, UEFA, dhe ajo e mbarë botës, FIFA, me krerët e saj, kanë respekt të veçantë për punën e presidentit të FFK-së.

Ademi e ka thënë e dëshmuar vazhdimisht miqësinë me Aleksandar Ceferin e Giani Infanntinon. Të dy këta, në secilin organizim e ftojnë Ademin si pjesë e pokontestueshme e paneleve të ndryshme.

Në fakt, janë dhjetëra letra që vinë çdo ditë në adresë të tij nga emra të mëdhenj të sportit.

Shkak për këtë thuhet të jetë progresi i kombëtares në aspektin organizativ.

Kosova ka shënuar hapa para që nga ardhja e tij, ndërsa këtë e kishin pranuar edhe vet futbollistët, duke shtuar se për punë duhet kushte, e kushtet po ua plotësojnë.

Krenaria

Në anën tjetër, ky organizim mbetet mbase pika më e fortë e Ademit. Ai e ka thënë shpeshherë, angazhimi me kombëtaren është parësor për të dhe më i rëndësishmi për nga privilegji, sepse aty përfaqësohemi të gjithë.

Për këtë edhe ka premtuar se do të angazhohet çdo çast, çdo ditë që të gjejë rrugën, cilëndo qoftë ajo, për ta parë Kosovën në EURO 2024, ëndërr kjo që mbase do të ishte shpërblimi më i mirë për rrugëtimin mbi 30-vjeçar.

Mbështetja e madhe

Sportdashës, investitorë, futbollistë e ish-futbollistë e shohin Ademin si njeriun më adekuat për të bashkëpunuar. Këtë e kanë ripotencuar vazhdimisht ata.

Andaj, në përgjithësi, një vlerësim për të duhet pranuar nga të gjithë, pavarësisht gjithçkaje ose synimeve që mund të ketë dikush. Futbolli ynë po rritet. Dhe askush më meritor për këtë sesa Ademi nuk është.

Kjo vërehet vazhdimisht. Nuk ka konkurrencë. Nuk ka të dytë si ai. Vështirë se do të gjindet dikush tjetër si ai për ta ushtruar detyrën që e ruan e punon me përkushtim Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *