Dy fjalë për gjeneratën e sakrificës!

Shkruan: Kemajl Goca
A e kanë të drejtën futbollistët dhe të gjithë sportistët e disiplinave të ndryshme sportive, që të kërkojnë një pension sadopak minimal, për kontributin që dhanë për të mbajtur gjallë sportin në vitet e 90-ta (1991-1999), duke i rezistuar fuqishëm pushtuesit serb.
Sportistët e gjeneratës së sakrificës janë anashkaluar dhe thuajse janë hedhur sikur në baltë! Edhe këta ishin luftëtarë në përballje me regjimi serb.
Të paktën meritojnë një pension simbolik, që të verifikohen saktë me lista se kush ishin sportistë me dokumentacion (librezë), si shenjë mirënjohje që rrezikuan edhe jetën për të frymuar sporti.
Të paktën meritojnë të kemi me qindra monografi, me qindta dokumentare.
Nuk e besoj se do të kemi më shumë 10 mijë sportistë, po flasim për sporte profesionale dhe për sportistët që meritojnë një shpërblim (pension) simbolik: Në mbrojtje të Sportit të Republikës së Kosovës nga falanga serbe.