February 19, 2025

LRF e Pejës shpalli më të mirët, nderohet edhe kreu i FFK-së

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka qëndruar sot në Pejë, ku ka marrë pjesë në manifestimin e shpalljes së laureatëve të vitit 2022 nga Lidhja Rajonale e Futbollit në Pejë. Klubi më i mirë i vitit 2022 nga LRFP është shpallur KF Dukagjini, ndërsa futbollisti më i mirë i kësaj skuadre Altin Merlaku. I pari i futbollit kosovar ka shkruar në Facebook lidhur me këtë manifestim, teksa ka theksuar se i ka përgëzuar të gjithë laureatët dhe i ka uruar suksese të reja gjatë këtij viti.

Ai gjithashtu i ka inkurajuar drejtuesit, zyrtarët dhe klubet e LRF të Pejës që të punojnë me përkushtim edhe në të ardhmen. Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i ka dhuruar kryetarit të FFK-së një mirënjohje për kontributin e tij në futbollin e këtij rajoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *