February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Hysaj: Lazio po rritet si Napoli

Elseid Hysaj ka dhënë intervistë për radion zyrtare të Lazios në prag të ndeshjes kundër Napolit.

Hysaj më parë ka qenë pjesë e Napolit dhe tani do të luajë me disa prej ish-bashkëlojtarëve të tij.

Napoli dhe Lazio luajnë të premten nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së 25-të të elitës së futbollit të Italisë.

“Duhet guxim dhe besim për t’u përballur me Napolin. Napoli është ekip i fortë që po bën gjëra të mëdha. Në një stadium si ‘Maradona’ të duhet besim si dhe qasja e duhur e lojës në mënyrë që të paraqitesh mirë. Gjatë rrugëtimit, Napoli e ka ndryshuar mentalitetin dhe shumëçka tjetër. Gjatë kohës time te Napoli ishim afër ‘Scudettos’, por të gjitha ato edicione kanë qenë të nevojshme për rezultatet e sezonit aktual. Edhe ne po rritemi dhe shpresojmë që të luftojmë për të njëjtin qëllim. Kam kujtime të mrekullueshme me Napolin. Shpresoj që ata të mund të festojnë në fund të edicionit”, është shprehur futbollisti i Shqipërisë, Hysaj, i cili te Napoli luajti nga viti 2015 deri në vitin 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *