June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Prishtina triumfon ndaj Llapit, ‘Plisat’ rikthehen me spektakël në “Fadil Vokrri”

Prishtina ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Albi Mall Superligë, duke mposhtur Llapin, me rezultat bindës 3:0 në një ndeshje me atmosferë të zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Plisat u rikthyen në numër të madh, duke mbështetur skuadrën e tyre me këngë dhe brohoritje gjatë gjithë takimit.
Mario Ilievski hapi rezultatin në minutën e 37-të. Epërsinë në 2:0 e shtoi talenti 17-vjeçar Rin Ahmeti nga pika e bardhë në minutën e 58-të, pas një penalltie të akorduar nga gjyqtari Mentor Ajeti pas rishikimit në VAR. Penalltia u fitua pasi Valmir Veliu u ndalua në mënyrë të parregullt nga mbrojtësit llapjan. E kjo nuk ishte penalltia e vetme e këtij takimi, pasi në minutat shtesë një goditje e portierit Çoriq ndaj sulmuesit Alban Shillova brenda zonës pas rishikimit në VAR u vlerësua me penallti. Kësaj radhe i saktë nga penalltia ishte Valmir Veliu.
Pas dy xhirove, Prishtina dhe Ferizaj janë dy skuadrat e vetme që mbajnë gjashtë pikë në renditje, duke treguar një start të shkëlqyer sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *