June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Prishtina fitore të pritur ndaj Drenicës

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Drenicës me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së 35-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja nisi shumë mirë për bardhëekaltërit që shënuan në minutën e 11-të të ndeshjes me Leotrim Kryeziun për 1-0.

Pas dhjetë minutash Hasan Hyseni shënoi për rezultatin 2-0.

Por Drenica ngushtoi shifrat në minutën e 31-të, me golin e Besfort Dervishajt.

Edhe pjesën e dytë Prishtina e nisi më mirë duke shënuar për 3-1 me Endrit Krasniqin.

Në minutën e 85-të ishte radha e Albin Prapashticës që shënoi për 4-1.

Prishtina kthehet te fitorja pas pesë xhiros dhe aktualisht mban vendin e pestë me 48 pikë, ndërsa Drenica ka rënë nga elita para disa xhirosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *