April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Prishtina e mbyll baras duelin me Larnen në Irlandën e Veriut

Prishtina pati paraqitje të mirë në udhëtim te Larne e Irlandës së Veriut. Por, pavarësisht mundësive shumë të mira që pati fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, nuk arriti të shënojë. Ndeshja e zhvilluar të enjten mbrëma në “Ballymena Showgrounds” u mbyll pa gola, ndërsa ishte e para e rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Dhe skuadra që do të avancojë tutje do të vendoset në Prishtinë, përkatësisht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ballafaqimi Prishtina – Larne që nis nga ora 20:00, do të transmetohet drejtpërdrejtë në Kohavision.Rastet më të mira për shënim, Prishtina i pati nga një në të dyja pjesët. Në pjesën e parë, përkatësisht në minutën e 12-të, Blend Baftiu ishte në pozitë të mirë. Nga krahu i majtë, Gjorgje Shaletiq, që luajti si titullar përballë irlandezëve, harkoi bukur nga krahu i majtë nga aksioni i nisur prej Valmir Veliut. Por, gjuajtja e Blend Baftiut ishte qendrore dhe pa telashe e priti portieri Rohan Ferguson.Në 45 minutat e para, momente të mira pati edhe portieri Ardit Nika i Prishtinës që nuk lejoi të mposhtej.Prishtina rrezikshëm u shfaq edhe në minutën e 64-t, që ishte momenti më i mirë në ndeshje.Pas harkimit të Veliut, Leotrim Kryeziu gjuajti me kokë, por portieri kundërshtar e priti gjuajtjen e parë të kapitenit. Kryeziu edhe pas topit të kthyer u ndal nga portieri i Larnes, ndërsa topi mbeti në zonë.Gjelbrim Taipi tentoi me të djathtën në të njëjtin aksion, por një mbrojtës i Larnes e largoi topin nga vija e portës.Prishtina në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, u bart pasi u eliminua nga Sheriff Tiraspoli i Moldavisë në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.Humbi në Tiraspol 4:0 në ndeshjen e parë, ndërsa javën e kaluar fitoi 2:1 në “Fadil Vokrri”, por jo mjaftueshëm për të avancuar tutje.Në rast se Prishtina e eliminon Larnen e Irlandës së Veriut, në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës do ta ketë fituesin e ndeshjes Varazhdin – Santa Clara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *