Presidenti i FFK-së viziton FC Eagles United
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili po qëndron në Londër me ftesë të UEFA-së për finalen e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund vs Real Madrid, ka vizituar sot klubin e shqiptarëve në kryeqytetin anglez, FC Eagles United.
“Pata kënaqësinë ta vizitoj klubin e futbollit të shqiptarëve “FC Eagles United”, që udhëhiqet nga kryetari Arben Hyseni, Sead Haxhijaha dhe Ajet Shehu. Trajner i këtij klubi është ish-futbollisti i njohur i shumë klubeve kosovare dhe i Kombëtares së Kosovës, Berat Hyseni. Është kënaqësi të shohësh bashkatdhetarët tanë duke kontribuuar për futbollin në këtë formë dhe duke e bërë krenarë komunitetin tonë në Londër. Drejtuesit e klubit i përgëzova për punën e deritashme, duke i uruar që të kenë sa më shumë talente dhe suksese në vazhdim”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.
