June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi viziton Suharekën dhe nderon veteranët e futbollit

Suhareka ishte sot mikpritëse e takimit tradicional vjetor të veteranëve të futbollit, një ngjarje e rëndësishme që bashkon figurat më të njohura të historisë së sportit lokal dhe atij kombëtar

Si çdo vit, aktiviteti nisi me një vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të sakrificës së lavdishme për lirinë e vendit. Më pas, pjesëmarrësit u zhvendosën në Suharekë ku u organizua një darkë tradicionale në atmosferë miqësore e përplot emocion.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili u prit me ngrohtësi nga komuniteti sportiv i kësaj ane. Presidenti Ademi shprehu falënderimet e tij të thella për kontributin e palëkundur të veteranëve në zhvillimin e futbollit kosovar, duke i vlerësuar ata si themel të traditës dhe si burim frymëzimi për gjeneratat e reja.

“Ju jeni shtylla mbi të cilën është ndërtuar futbolli që kemi sot. Respekti për ju është respekt për historinë tonë sportive dhe kombëtare. Ju po jepni kontributin e tuaj në zhvillimin e brezave të rinj për çka u jemi mirënjohës”, u shpreh presidenti Ademi në fjalën e tij para të pranishmëve.

Mbrëmja u karakterizua nga ndjenja e krenarisë, bashkimit dhe përkushtimit të përbashkët për të ardhmen e futbollit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *