April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Presidenti Ademi pret në darkë zyrtare presidentin e Federatës së Suedisë para ndeshjes Kosovë–Suedi

Në prag të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shtruar darkën zyrtare për delegacionin e Federatës së Futbollit të Suedisë, të udhëhequr nga presidenti Simon Åström.

Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm edhe delegati i UEFA-s, Pat Duffy nga Irlanda, si dhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Në një postim në rrjete sociale, Ademi ka bërë të ditur se gjatë darkës u diskutua për zhvillimet në futboll, marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy federatave dhe dy vendeve, si dhe për rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në Suedi, e cila është integruar në mënyrë shembullore dhe shërben si një urë lidhëse mes popujve.

Presidenti i Federatës së Suedisë, Simon Åström, falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe vuri në pah raportet miqësore mes dy popujve, duke përgëzuar njëkohësisht edhe progresin e bërë nga FFK në vitet e fundit si një federatë e re.

Darkës iu vu pika përfundimtare me shkëmbim dhuratash dhe urime për një ndeshje sa më të mirë në duelin e nesërm në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *