April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 17, 2026

Kosova synon fitoren e parë në kualifikuese, pret Suedinë në “Fadil Vokrri”

E gjithë Kosova ka sytë sonte në Prishtinë.

Përfaqësuesja e Kosovës, do të pres Suedinë në “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.

Për “Dardanët”, Suedia do të jetë një tjetër kundërshtar i vështirë, pasi në ekip ka yje të mëdha të Premierligës si Alexander Isak dhe Viktor Gyokeres.

Në ekipin e Franco Fodës pritet të ketë ndryshime, me kapitenin Amir Rrahmani që do të mungojë në këtë ndeshje pas një lëndimi që pësoi ndaj Zvicrës.

Të dyja këto përfaqësuese kanë nisur ciklin kualifikues jashtë pritshmërive me Kosovën që u mposht nga Zvicra 4-0 dhe Suedia që barazoi me Slloveninë me rezultat 2-2.

Kujtojmë se ndeshja do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë me fillim në orën 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *