February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Pnishi: Kosova duhet të fitojë ndaj Izraelit dhe Rumanisë në “Fadil Vokrri”, ka mundësi reale për ‘Euro 2024’

Kosova është gati për misionin e madh kualifikues në ‘Euro 2024’.

Me qëllimin e madh historik, “Dardanët” nuk kërkojnë asgjë më shumë dhe asgjë më pak se kualifikimin për në kompeticionin më të rëndësishëm në Evropë për shtete.

Izraeli është kundërshtari i parë i Kosovës, por ndoshta edhe rivali direkt për vendin e dytë, me Zvicrën që shihet si lidere e grupit.

Ish futbollisti i Kosovës, Alban Pnishi ka folur për ‘GazetaBlic Sport’, duke komentuar mundësitë brenda grupit, ku tha se beson që në rast se fitohen ndeshjet ndaj Izraelit dhe Rumanisë në “Fadil Vokrri”, mund të ketë shansa të mira për kualifikim.

Ky është një grup atraktiv, me disa kombëtare që kanë shumë potencial. Besoj se Zvicra do të zërë vendin e parë, kurse për të tjerat mbetet të shihet. Besoj se mundësitë dhe gjasat janë të mira nëse fitohen ndeshjet kundër Izraelit dhe Rumanisë në Kosovë. Për Izraelin mund të flasë më shumë sepse kam luajtur me disa lojtarë që luajnë aty, natyrisht një kombëtare me shumë potencial, kurse për Rumaninë nuk mund të komentojë shumë, por vazhdoj të besoj se janë dy ndeshjet në shtëpi ndaj këtyre kombëtareve që mund të vendosin shumë”, tha Pnishi.

Pnishi ka 8 paraqitje me fanellën e Kosovës, ku kishte debutuar me me 10 nëntor 2015, në miqësoren ndaj Shqipërisë në “Fadil Vokrri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *