Forma momentale e Izraelit, kundërshtarit të parë të Kosovës në fazën kualifikuese për ‘Euro 2024’

Kosova e zhvillon ndeshjen e parë kualifikuese të shtunën me fillim nga ora 18:00.
“Dardanët” do të përballen me kombëtaren e Izraelit, një ndeshje që nuk pritet të jetë aspak e lehtë.
Izraeli ka humbur dy nga tre ndeshjet e fundit miqësore që i ka zhvilluar, madje nga kundërshtar si Qipro dhe Malta, por natyrisht që karakteri i këtyre ndeshjeve dallon shumë me fazën kualifikuese.
Megjithatë, në ndeshjet e Nation League, Izraeli e dominoi Shqipërinë dhe Islandën, duke fituar grupin me 8 pikë në krye. Vlera financiare e kësaj kombëtarje llogaritet të jetë rreth 62 milionë euro, që është vlerë më e vogël se e Kosovës.
“Dardantët” kanë vlerë rreth 86 milionë euro dhe momentalisht kanë edhe futbollistët më në formë, me Rrahmanin, Muriqin dhe Rashicën që shihen si pikat më të forta.
Takimi mes Izraelit dhe Kosovës, zhvillohet në stadiumin ‘Bloomfield’ dhe Kosova do të tentojë që sa më pozitivisht të fillojë këtë cikël kualifikues.