Gianni Infantino, FIFA-Präsident, im Porträt bei einer offiziellen FIFA-Veranstaltung. Infantino trägt dunklen Anzug, weißes Hemd und blau gestreifte Krawatte und blickt seitlich. Im Hintergrund FIFA-Branding mit WM-Pokal und Logo der FIFA Fussball-Weltmeisterschaft 2026. Fußball, Funktionär, Sportpolitik, FIFA, Präsident, Weltverband, FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball 2026, WM 2026, Porträt, Nahaufnahme. Archiv *** Gianni Infantino, FIFA President, portrait taken at an official FIFA event. Infantino is wearing a dark suit, white shirt, and blue-striped tie, and is looking to the side. In the background is FIFA branding featuring the World Cup trophy and the logo of the 2026 FIFA World Cup. Soccer, official, sports policy, FIFA, President, World Governing Body, 2026 FIFA World Cup, 2026 World Cup, portrait, close-up, archive Copyright: xJOERANxSTEINSIEKx,Image: 1125259591, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: JOERAN STEINSIEK / imago sportfotodienst / Profimedia
Dokumentet e zbuluara nga mediat britanike zbulojnë përmasat e një projekti ambicioz të FIFA-s, që parashihte krijimin e një kompanie të veçantë për administrimin dhe shfrytëzimin e të drejtave komerciale të garave të saj.
Një plan i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për riorganizimin e të drejtave komerciale të futbollit botëror rezulton të ketë qenë shumë më i madh nga sa ishte bërë e ditur deri më tani.
Dokumentet e siguruara nga gazeta britanike The Guardian zbulojnë se projekti i quajtur “FIFA Forward Enterprise” (FFE) parashihte transferimin e të drejtave komerciale të garave të FIFA-s te një kompani e re për një periudhë që mund të arrinte plot 96 vjet.
Sipas një vlerësimi të brendshëm të rrezikut të FIFA-s, të datës 17 korrik, propozimi përfshinte krijimin e një kompanie fitimprurëse, së cilës do t’i kalonin të drejtat komerciale të ngjarjeve të organizuara nga institucioni më i lartë i futbollit botëror.
Në dokumentin e publikuar thuhet se marrëveshja do të mundësonte shfrytëzimin komercial të këtyre të drejtave për 96 vjet, përmes periudhave licencuese nga 12 vjet, me mundësi vazhdimi.
Investitori i lidhur me familjen Trump
Projektin e udhëhiqte fondi investues “Affinity Partners”, i themeluar nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.
Struktura e propozuar parashihte edhe përfitime të konsiderueshme për drejtuesit e kompanisë së re. Deri në pesë për qind të aksioneve do të ndaheshin në një fond shpërblimesh për menaxhmentin.
Sipas dokumentacionit, pagesat e bonuseve mund të arrinin deri në 50 milionë dollarë për çdo miliard dollarë rritje të vlerës së kompanisë, e cila fillimisht ishte vlerësuar në 20 miliardë dollarë.
Për më tepër, investitorët do të përfitonin kompensim prej 250 milionë dollarësh në rast se FIFA do ta shkelte marrëveshjen.
Sipas raportimeve të The Times, në plan ishte përfshirë edhe mundësia që kompania të dilte në bursë tetë vjet pas nisjes së projektit. Në këtë strukturë, Infantino do të ushtronte funksionin e kryetarit të bordit drejtues.
FIFA mohon përfitimet personale të Infantinos
Pas publikimit të dokumenteve, FIFA ka reaguar duke mohuar pretendimet se Gianni Infantino do të kishte përfitime financiare personale nga marrëveshja e propozuar.
Organizata ka theksuar se programi i mundshëm i bonuseve do të ishte i dedikuar vetëm për menaxhmentin e kompanisë së re dhe se zyrtarët e FIFA-s nuk do të kishin të drejtë të përfitonin prej tij.
Sipas FIFA-s, drejtuesit e saj mund të kishin role udhëheqëse në bordin e kompanisë, por pa kompensim financiar shtesë.
Dokumentet nën shqyrtim, UEFA kërkon transparencë
Zbulimet kanë ngritur pikëpyetje të reja rreth mënyrës se si është përgatitur projekti dhe kush ka qenë në dijeni të kushteve të tij.
Sipas vlerësimit të brendshëm të rrezikut, departamenti financiar i FIFA-s nuk ishte drejtpërdrejt i informuar për të gjitha kushtet e transaksionit.
FIFA u ka mundësuar anëtarëve të Këshillit të saj që dokumentacionin ta shqyrtojnë në Cyrih, ndërsa UEFA po përpiqet përmes procedurave gjyqësore në Shtetet e Bashkuara të sigurojë materialet përkatëse.
Pavarësisht polemikave të reja, Infantino vazhdon të konsiderohet favorit për një mandat të katërt në krye të FIFA-s, në zgjedhjet e planifikuara për marsin e vitit të ardhshëm në Rabat.
Si kundërkandidat i tij pritet të jetë Philippe Diallo, i cili gëzon mbështetjen e UEFA-s.
Një projekt që synonte të riformësonte për dekada biznesin e futbollit botëror, por që tashmë është shndërruar në një çështje të debatit për transparencën dhe qeverisjen në FIFA.