June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Për dy orë shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Slloveni

Interesim i madh i tifozëve “Dardanë” për përballjen e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, Kosovë – Slloveni. Për pak më shumë se dy orë nga fillimi i shitjes online të  gjitha biletat e ndeshjes që zhvillohet më 10 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” janë shitur.

Ky interesim i jashtëzakonshëm dëshmon edhe një herë mbështetjen e madhe që Kombëtarja e Kosovës e gëzon nga tifozët e saj, të cilët pritet ta mbushin përplot stadiumin në Prishtinë për të shtyrë Dardanët drejt një fitoreje të madhe.

Ndeshja kundër Sllovenisë është tejet e rëndësishme për garën në Grupin A, në rrugëtimin drejt Botërorit 2026, me Kosovën që synon të përfitojë nga përparësia e fushës dhe përkrahja e publikut vendas për të arkëtuar tri pikë të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *