June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 1, 2026

Peja me më së shumti sportistë nga Kosova në Lojërat Olimpike

Nëntë sportistë do të përfaqësojnë flamurin e Kosovës në Lojërat Olimpike të sivjetme, që do të mbahen në Paris të Francës.

Gresa Bakraçi, Akil Gjakova, Donjeta Sadiku, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Adell Saboviq, Hana Beiqi dhe Laura Fazliu do të garojnë në disiplinat dhe kategoritë e tyre.

Nga këta nëntë sportistë, gjashtë prej tyre janë nga qyteti i Pejës.

Gresa, Akili, Nora, Distria, Loriana dhe Adelli vijnë nga Peja.

Donjeta dhe Hana janë nga Prishtina, ndërkaq për herë të parë, Laura është sportistja e parë olimpike nga qyteti i Mitrovicës.

Lojërat e sivjetme olimpike do të mbahen nga 26 korrik deri më 11 gusht, teksa Kosova garon në xhudo, not, boks dhe atletikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *