Pas triumfit në Old Trafford, Calafiori: Nëse duam nivele të larta, duhet të jemi të fortë kudo
Mbrojtësi i Arsenal, Riccardo Calafiori, u shndërrua në hero të “Topçinjve” duke shënuar golin e fitores 1-0 ndaj Manchester United në ‘Old Trafford’, gjatë javës së parë të sezonit të ri të Premier League.
Në një intervistë për Sky Sports, Calafiori theksoi: “Unë dhe shokët punojmë shumë rreth goditjeve standarde dhe rezultati dje ishte fryt i kësaj pune. Sigurisht, kemi vend për të përmirësuar performancën tonë, por po ecim mirë”.
Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e konkurrencës në skuadër: “Nëse duam të konkurojmë në nivele të larta, duhet të jemi të fortë në çdo pozicion. Kam shokë në ekipi që janë gjithmonë gati të hyjnë dhe të luajnë, kështu që nuk është e lehtë të marrësh çdo herë vendin në formacion”, tha Calafiori dhe shtoi me optimizëm: “Besimi që kemi ndërmjet nesh do ta rrisë nivelin. Unë shpresoj të luaj shumë, por nëse ndodh ndryshe, dikush tjetër do të jetë gati për të zëvendësuar”.
