February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 16, 2025

Nuk ka kush që e ndal futbollin!

Nuk ka kush që e ndal futbollin. Kështu ka deklaruar sot gjatë fjalimit të tij në Tryezën e Sportit, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Dhe kjo është mëse e vërtet dhe është mirë që tashmë e ka kuptuar edhe kreu i ministrisë. Një deklaratë të tillë e ka dhënë kohë më parë kreu i FFK-së, Agim Ademi, duke aluduar në kërkesat dhe opinionet e pabazuara të Komisionit për Licencim të federatave, që tash e sa kohë është duke e zvarritur çështjen e licencimit të FFK-së.

Me deklaratat e sotme të fuqishme, ministri Çeku ua bëri me dije edhe anëtarëve të këtij komisioni se nuk kanë të drejtë të lëshohen në opinione dhe interpretime, teksa ‘goditi’ edhe konstatimin amatoresk të zv/ministres kur para disa ditëve në emisionin “Kampionët” tha se: “Nuk ka dert nëse na përjashton FiFA se prap do të rikthehemi pas 2 vitesh”. Sot ministri e sqaroi këtë çështje me konstatim real që vërtet askush s’mundet ta ndalë futbollin sepse futbolli është aq popullor e aq masiv saqë as regjimi i Serbisë përkundër ndaljes së mjeteve financiare dhe nxjerrjes së klubeve nga objektet sportive nuk ka mundur ta ndal, e nuk ka mundur as me forcë ta pengojë zhvillimin e futbollit të Kosovës. Futbolli është mbajtë nga populli dhe bizneset e atëhershme, duke e konsideruar këtë segment si rezistencë ndaj pushtuesit.

FFK-ja ka kapacitete financiare t’i ndihmojë klubet edhe nëse nuk lejohen apo pengohen vërtetimet e sponsorizimeve të MKRS-së respektivisht të një komisioni të emëruar nga ministria, e që si duket pikërisht ky komision dhe disa segmente për rreth po mundohen të jenë pengesë e licencimit të FFK-së, për të realizuar disa agjenda të njerzëve që nuk janë pjesë e futbollit.

Komisioni i Licencimit sipas kërkesës së tyre apo të Udhëzimit Administrativ nuk lejon zyrtarët e federatave që të jenë në të njëjtën kohë sportistë apo garues aktiv, por si e shpjegojnë anëtarët dhe kryetari i këtij Komisioni, Fidan Shatri faktin se vet ai është në konflikt interesi, pasi në të njëjtën kohë është zyrtar në ministri, kryetar i Komisionit të Licencimit dhe trajner i basketbollit. Atëherë ai nuk duhet të vazhdojë të qëndrojë në njërën nga këto pozita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *