Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë, fiton medaljen e artë në Paris
Me një kohë prej 9.79 sekondash, amerikani Noah Lyles ka fituar medaljen e artë dhe titullin e njeriut më të shpejtë në botë.
Lyles kaloi Kishane Thompson të Jamaica-s falë kokës që e shtyu para në finish, ndërsa amerikani Fred Kerley fitoi medaljen e bronzit me një kohë prej 9.81 sekondash.
Fitorja e Noah Lyles i jep fund serisë së gjatë pa medaljen e artë olimpike në këtë garë, që kishte vazhduar që nga Lojërat e Athinës në vitin 2004.
Justin Gatlin ishte amerikani i fundit që fitoi medaljen e artë olimpike në garën më të shpejtë në botë. Pas tij erdhën tre Olimpiada që u dominuan nga legjenda e sprintit Usain Bolt dhe Lamont Marcell Jacobs i Italisë fitoi medaljen e artë në Tokyo.
Jacobs përfundoi në vendin e pestë në këtë edicion të garës.
