June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Një 18-vjeçar shqiptar në stol për Arsenalin në derbin me Tottenhamin/ Kush është Maldini Kacurri, talenti kuqezi që fitoi besimin e Artetës

Arsenali arriti një fitore të madhe në derbin me Londrës së Veriut përballë Tottenhamit në transfertë me rezultatin 0-1.

Në këtë takim, spikati dhe një emër i ri në stolin e “topçinjve”, i cili ishte grumbulluar nga Mikel Arteta.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin shqiptar, Maldini Kacurri. Qendërmbrojtësi kuqezi ka qenë prej kohësh pjesë e akademisë së Arsenalit, duke kapërcyer tek ekipet zinxhir.

Por një hap i madh u hodh të dielën e 15 shtatorit, kur Kacurri u grumbullua në një nga sfidat më të “nxehta” në Angli.

Edhe pse nuk u aktivizua asnjë minutë, 18-vjeçari reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se ishte mirënjohës për mundësinë e dhënë.

Kacurri gjithashtu është aktivizuar dhe në 5 takime me Kombëtaren shqiptare U-19 dhe dy ndeshje me Kombëtaren U-17.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *