Newcastle triumfon ndaj Manchester Unitedit

Manchester United ka pësuar humbje 2-0 në udhëtim te Newcastle United në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë përfundoi pa gol edhe pse rastet nuk munguan për të dyja anët.
Rastin e parë në 45 minutat e parë e pati Joe Willock që goditi nga afërsia në minutën e 16-të, por David de Gea bëri pritje brilante.
Diogo Dalot (34’) rrezikoi për Unitedin me një volej goditje nga distanca, por që nuk ishte e rrezikshme për portierin vendas.
Në minutën e 41-të, Willock goditi traversën, nga një pasim i Allan Saint-Maximin.
Antony (43’) bëri një goditje të fuqishme, por që topi përfundoi vetëm mbi portë.
Saint-Maximin në minutën e 65-të asistoi te Willock, që ia doli të shënonte me kokë për 1-0.
Një mundësi të mirë shënimi e lëshoi Joelinton (77’), kur goditja e tij me kokë u ndalë vetëm nga traversa.
Po, Magpies ia dolën të shënonin edhe golin e dytë, kur Callum Wilson u asistua prej Kieran Trippier në minutën e 88-të për 2-0.
Pas javës së 29-të, Manchester United ka rënë në vendin e katërt me 50 pikë, po aq sa ka edhe Newcastle në të tretin, gjersa në xhiron e 30-të Djajtë e Kuq do kenë punë me Brentfordin.