April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 17, 2026

Ndodh edhe kjo, Guardiola bëhet nervoz me Haalandin

Si jo shpeshherë, trajneri i njohur spanjoll, Pep Guardiola, është bërë nervoz me superyllin e Manchester Cityt, Erling Haaland.

Në ndeshjen që City e fitoi të shtunën në Premier League ndaj Leeds Unitedit, Guardiola u pa i nervozuar kur Haaland nuk mori përsipër gjuajtjen e penaltisë. Rezultati ishte 2:0 në të mirë të “Qytetarëve” dhe golashënuesi më i mirë i edicionit nuk mori përsipër gjuajtjen për të vulosur fitoren në minutën e 84-t. Përgjegjësinë e mori mesfushori Ilkay Gundogan që kërkonte hat-trickun. Megjithatë ai humbi penaltinë dhe vetëm një minutë më pas Leedsi ngushtoi epërsinë e Cityt. Me rezultatin 2:1 përfundoi ndeshja që Cityt ia siguroi distancimin në krye të tabelës.

Në transmetimin direkt të ndeshjes ishte parë Guardiola duke bërtitur në drejtim të Haalandit se “ti duhet ta gjuash”.

Haaland sivjet ka qenë i pandalshëm. Ai i prin listës së golashënuesve me 35 gola këtë edicion në Premier League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *