February 19, 2025

Ndërron jetë ish-trajneri i Prishtinës, Çiro Bllazheviq

Futbollisti legjendar dhe ish-trajneri i Prishtinës dhe i kombëtares së Kroacisë, Miroslav Çiro Blazheviq ka vdekur në moshën 88-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Sëmundja për herë të parë u diagnostikua në vitin 2011. Ai e mundi dy herë, por herën e tretë fatkeqësisht dështoi. Ai duhej të festonte ditëlindjen e tij të 88-të pas dy ditësh.

Miroslav Çiro Blazheviq u lind më 10 shkurt 1935 në Travnik, ku filloi, siç thoshte gjithmonë, një karrierë modeste lojtari. Profesionalisht performoi deri në moshën 31-vjeçare, kur vendosi t’i drejtohej punës së trajnerit në Mutier të Zvicrës. Ai drejtoi Vevey dhe Sion, dhe ekipin kombëtar të Zvicrës. Në vitin 1979, ai mori Rijekën dhe arriti në çerekfinale të Kupës së Fituesve të Kupave, ku u eliminua nga Juventusi. Në fund të sezonit erdhi te Dinamo e Zagrebit dhe u bë një legjendë e vërtetë. Ai e ktheu titullin në “Maksimir” pas 24 vitesh dhe me kalimin e kohës reputacioni i tij në Kroaci dhe Evropë rritej. Çiro ishte njëri nga personalitetet më të dashura në Kosovë në vitet e 80-ta, ngase e drejtoi me shumë sukses Prishtinën në ligën federative. Ai u ul në bankinën e kombëtares kroate në vitin 1994 pasi u largua për herë të tretë nga Dinamo e Zagrebit. Katër vite më vonë, me vendin e tij, ai arriti në vendin e tretë në Kampionatin Botëror të Francës, pasi mposhti Holandën 2:1 në ndeshjen për medaljen e bronztë.

U prehsh në paqe Çiro!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *