April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

Napoli fiton me lehtësi ndaj Empolit si mysafir

Napoli ka shënuar fitore si mysafir i Empolit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Në rastin e parë serioz, Napoli arriti të shënojë gol, kur Ardian Ismajli devijoi një top në portën e tij për 1-0.

Në minutën e 28-të, erdhi edhe goli i dytë, kur Victor Osimhen shënoi nga afër për 2-0.

Edhe pse kishte raste të tjera në këtë ndeshje, gola më nuk u shënuan.

Gjatë gjithë ndeshjes luajtën Ismajli (Empoli) dhe Amir Rrahmani (Napoli), të cilët kishin paraqitje të mirë.

Napoli vazhdon drejt titullit të kampionit, pasi me 65 është në krye të renditjes, 18 më shumë se Interi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *