February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 16, 2025

“Na u mohuan dy penallti”, optimizëm te Benfica: Fitojmë në “San Siro”

Benfica humbi 0-2 çerekfinalen e parë përballë Interit, por Roger Schmidt nuk i ka humbur shpresat për kualifikimin në katër skuadrat më të mira në Champions League.

Trajneri gjerman i “Shqiponjave të Lisbonës”, beson te përmbysja e madhe në “San Siro”, ndërkohë që theksoi se skuadrës së tij iu mohuan dy penallti.

Ishte një ndeshje e vështirë. Mendoj se të dyja skuadrat patën shanset e tyre, për fat të keq ne nuk i shfrytëzuam tonat. Lojtarët dhanë gjithçka.

Humbja në shtëpi padyshim që nuk është e mirë, por ishte vetëm akti i parë. Nuk kishim aspak fat në episodin e penalltisë së Interit.

Mos të harrojmë se mund të jepeshin në favorin tonë një ose dy penallti… Gjithsesi, ne duhet të besojmë gjithmonë te cilësitë tona.

A mund të fitojmë në Itali? Sigurisht që po. Unë gjithmonë kam besim maksimal te djemtë e mi”, theksoi Roger Schmidt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *