February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Muriqi: Më pëlqen presioni, të shtyn t’i bësh gjërat më mirë

“Vedat Muriqi është një prej sulmuesve më të mirë në La Liga”.

Kështu e nis shkrimin klubi Mallorca për futbollistin e Kosovës, shtatlartin Muriqi, i cili në këtë edicion të La Ligas ka shënuar tetë gola dhe ka një asistim. Muriqi është një prej lojtarëve me lojën më të mirë në ajër në kampionatin spanjoll dhe është lojtari i tretë me më së shumti minuta të luajtura në skuadrën e Mallorcas. Ai nuk është prej lojtarëve që mundohen ta shmangin presionin, shkruan tutje në faqen zyrtare të klubit.

“Me të vërtetë më pëlqen presioni. Presioni të shtyn t’i bësh gjërat më mirë. Pa presion, del në fushë pa dëshirë. E di se bashkëlojtarët kanë nevojë që unë të shënojë gola, por unë nuk shqetësohem fare. Nëse skuadra ime fiton dhe unë nuk shënoj, nuk ka problem. Nuk dua të shënojë. Dua që Mallorca të fitojë, por nëse unë shënoj dhe fitojmë, gëzimi është i dyfishtë. Golat natyrisht se do të vijnë”, është shprehur fillimisht Muriqi.

Muriqi gjithsej ka nëntë gola këtë edicion. Goli i tij i fundit ishte në Pontevedra, në Kupën e Mbretit. Në ndeshjen e fundit në shtëpi, kundër Real Madridit, ai ishte protagonist në golin e fitores. Shkëputja e tij detyroi Nachon që ta shtynte topin në portën e vet. Por Muriqi ka kohë që nuk ka shënuar në kampionat. “Para pushimit kisha tetë gola në 14 ndeshje. Për një sulmues të Mallorcas, shënimi i tetë golave në 14 ndeshje është shumë pozitiv. Natyrisht, pas kësaj, njerëzit presin edhe më shumë. Unë jam sulmues dhe kam dëshirë të shënoj gjithmonë gola. Kur një sulmues nuk shënon, është vështirë, por unë jam me fat që kam një trajner dhe bashkëlojtar që e dinë se unë e ndihmoj skuadrën edhe në mënyra të tjera”, vazhdon tutje Muriqi.

Ai ka folur për mentalitetin para ndeshjeve dhe se si e menaxhon presionin që çdo sulmues e ka. “Kanë qenë dy apo tri ndeshje kur kam hyrë në fushë dhe kam thënë se nuk do të mendoj për shënimin e golave, por ky nuk është karakteri im. Pas atyre ndeshjeve, kam vendosur të luaj mënyrën time të lojës. Jam shumë i lumtur që nga ajo kohë”, është shprehur shtatlarti i Mallorcas. Muriqi foli edhe për rastin e fundit në ndeshjen ndaj Sevillas, kur qendërmbrojtësi Bade e rrëzoi, teksa ishte duke shkuar drejt portës kundërshtare.

“Kam marrëdhënie të mirë me të gjithë gjyqtarët. Nuk jam lojtar që u bërtas, sepse gjyqtarët nuk duan të bëjnë gabime, por ata janë njerëz. Jam lodhur paksa me çështjen e faulleve sepse ata nuk më besojnë mua. Kur unë rrëzohem, nuk më besojnë dhe nuk sinjalizojnë faull. Nuk jam një prej atyre që hidhet gjatë gjithë kohës kur përplaset me kundërshtarë. Nëse e shihni Vedat Muriqin në tokë, diçka ka ndodhur me të vërtetë”, ka thënë Muriqi./Koha.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *