Munishi në procedurë disiplinore, zyrtari i Llapit dënohet rëndë

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të FC Prishtinës, Ismet Munishi.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe nga video incizimet, ky Komision e ka vendosur hapjen e procesit disiplinor për trajnerin e prishtinasve për deklaratat e tij pas ndeshjes me Ballkanin, me të cilin bardhekaltrit barazuan, 2:2. Ndërkohë, zyrtari i Llapit, Muhamet Rexhepi e ka pësuar keq, pasi është dënuar plot katër muaj për shkak të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarit të ndeshjes Drita-Llapi.
Vendimet e komplete të Komisionit Disiplinor
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.03.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 23-të të Albi Mall Superligës, xhiros së 17-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
Përfaqësuesi zyrtar i FC ”Llapi”, Muhamet Rexhepi nr ID 001413M88. Në min e 56 -të, fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes me fjalët: ”Nuk kanë faj ata që të kanë dënuar 7-8 xhiro mirë ta kanë bërë, e unë ta bëjë ma zi”. Pas përfundimit të ndeshjes ka ardhur në zhveshtore duke vazhduar me ofendime dhe kërcënime në prezencën e gjyqtarëve të ndeshjes. Ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe zyrtarëve të ndeshjes Drita –Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me 4 (katër) muaj me mos ushtrim të detyrës zyrtare. RECEDIVIST.
Drejtori sportiv i KF ”Istogu”, Avdyl Qetaj nr ID.006739M064. Në min 66-të fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. I njëjti edhe pas ndëshkimit ka vazhduar me ofendime ndaj gjyqtarit kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Istogu-Phoenix. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Sharri” Besar Luri nr fanelle 5 dhe nr ID 011283M90. Në ndeshjen e xhiros së 17-të të Ligës së Dytë Lepenci – Sharri në min 90+ ndëshkohet me karton të kuq (ndëryrje si lojtar i fundit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Drejtori sportiv i KF “Australia“ Jeton Ujkani nr personal 2004419637. Në ndeshjen e xhiros së 17-të të Ligës së Dytë Australia –Kosova VR, në min 90+ ndëshkohet me karton të kuq (fyerje ndaj gjyqtarit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Ulpiana“ Meridian Zejna nr fanelles 8 dhe nr ID 014232M06. Në ndeshjen e e xhiros së 16-të të Superligës së kadetëve në min 90+ ndëshkohet me karton të kuq (grushtim) . Bazuar në nenin 42.2 paragrafi A të Rregullores Disiplinore; Dënohet me 3 (tri) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “2 Korriku” Aurel Limani nr fanelle 24 dhe nr ID 004837M06. Në ndeshjen e xhiros së 17-të, të Superligës së juniorëve 2 Korriku – Trepça, ndëshkohet me karton të kuq direkt (ndërhyrje si lojtar i fundit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Upliana“, Andi Sahiti nr fanelle 12 dhe nr ID 013772M05. Në ndeshjen e xhiros së 17-të të Ligës së Parë të juniorëve Ulpiana – Vjosa, ndëshkohet me karton të kuq direkt (mohim i golit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Zyrtari i KFF ”Mitrovica” Hajrullah Haxhiu nr ID-011272M66. Pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së 12-të të Superligës së femrave KFF EP Hajvalia – KFF Mitrovica, edhe pse nuk ishte në protokolin e ndeshjes ka hyrë në fushë dhe ka ofenduar katërshen e referëve në veçanti gjyqtarin kryesor. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Drejtori sportiv i KFF EP Hjavalia, Xhavit Pacolli me nr ID-se 001123M76. Pas perfundimit të ndeshjes së xhiros së 12-të të Superligës së femrave KFF EP Hajvalia – KFF Mitrovica, ka ofenduar katërshen e referëve në zhveshtoret e stadiumit, duke iu thënë se ia keni arritur qëllimit. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Lojtarja e KFF EP Hajvalia, Lumbardha Misini me nr ID 011022F03 . Në min 90 -të të ndeshjes së xhiros së 12-të të Superligës së femrave KFF EP Hajvalia – KFF Mitrovica , ndëshkohet me karton të kuq (sjellje jo sportive kacafytje). Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF Mitrovica, Erjona Emerllahu me nr ID 010206F01. Në min 90-të të ndeshjes së xhiros së 12-të të Superligës së femrave KFF EP Hajvalia – KFF Mitrovica, ndëshkohet me karton të kuq (sjellje josportive kacafytje). Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Hapje e procedurës:
Kryetrajneri i FC ”Prishtina”, Ismet Munishi, ID nr.009766M74. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes akuzon gjyqtarët për epilogun përfundimtar të ndeshjes Prishtina-Ballkani si dhe të disa ndeshjeve të këtij stinori. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC “Prishtina “ Ismet Munishi . Afati datë 10.03.2023 ora 13:00.
KF”Vushtrria”. Në minuten 42-të , tifozët e ekipit mysafir të vendosur në tribunën perendimore, hudhen në fushën e lojës disa shishe PVC të mbushura , për çka ndeshjaishte ndërprer për disa minuta. Tifozët e ekipit të Vushtrrisë përseriten veprimet e njejta, për çka është kërkuar nga Policia zbrazjen e asaj pjese të tribunës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ulpiana –Vushtrria. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF “Vushtrria “. Afati datë 10.03.2023 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 07.03.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë: 07.03.2023
Komisioni Disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku