Mourinho me mesazh për tifozët e Romës: Mirënjohje të përjetshme
José Mourinho ka shprehur sërish mirënjohjen për tifozët e Romës, pas pritjes së ngrohtë që iu rezervua gjatë rikthimit në kryeqytetin italian.
Dy ditë para ndeshjes mes Romës dhe Real Madridit, trajneri portugez publikoi një mesazh në rrjetet sociale, duke kujtuar emocionet që përjetoi nga dashuria e tifozëve verdhekuq.
“Kur momentet më të bukura të një karriere të gjatë nuk janë as golat dhe as fitoret, por emocionet për të cilat mund të shpreh vetëm përulësisht mirënjohjen time. Faleminderit, Romë! Faleminderit, romanistë! Emocione dhe mirënjohje të përjetshme për ju”, shkroi Mourinho.
Portugezi vazhdon të ruajë një lidhje të veçantë me tifozët e Romës, të cilët e mbështetën gjatë periudhës kur ai ishte në krye të skuadrës italiane.
