April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Modrić: Synoj trofe me Milanin

Mesfushori kroat, Luka Modrić, është prezantuar zyrtarisht si lojtar i ri i AC Milanit, pas përfundimit të kontratës së tij me Real Madridin, ku kaloi plot 13 vite duke fituar gjithçka në futbollin evropian.

Në një konferencë për media të mbajtur të martën në Milano, Modrić foli për ambiciet e tij me klubin italian, duke theksuar se dëshiron të vazhdojë të fitojë trofe edhe në këtë fazë të karrierës së tij.

“Objektivi minimal është kualifikimi në Ligën e Kampionëve, por Milani synon trofe, dhe ky është edhe synimi im. Kështu duhet të mendojë çdo lojtar në këtë klub. Duhet të kemi një ekip të fortë dhe të qëndrueshëm,” – ka thënë Modrić.

Pas prezantimit në media, ai doli edhe përpara tifozëve “kuqezi” në ambientet e klubit, duke marrë përkrahje të madhe nga ta.

Modrić do të mbajë fanellën me numrin 14 te Milani, ndërsa ky transferim shënon një tjetër hap të madh në karrierën e tij të shkëlqyer, e cila tani vazhdon në një tjetër gjigant të futbollit evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *