February 19, 2025

Milani kërkon një vend në gjysmëfinale për herë të parë që nga edicioni 2006/07

Një ndeshje jashtëzakonisht interesante do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00, atje ku Napoli dhe Milani do të përballen në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me dy skuadrat që kërkojnë një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 0, me “Rossonerët” që kanë një epërsi nga ndeshja e parë, por kjo epërsi shumë lehtë mund të përmbyset nga napoletanët, kjo edhe për faktin se stadiumi i tyre di të jetë i “zjarrtë” në ndeshjet e tilla.

Milani po kërkon të kalojë në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve që nga 2006/07, atë vit kur edhe e kishte fituar këtë kompeticion, duke e mposhtur Liverpoolin në Athinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *